Fjalë Kyçe

Brovina tregon moshën dhe nga cili vend është gruaja në fotografi

Brovina tregon moshën dhe nga cili vend është gruaja në fotografi

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina pas intervistimit nga Prokuroria Speciale, ka mbajtur një konferencë për medie ku ka shpalosur detaje rreth rastit të publikimit të fotografisë së një gruaje te dhunuar gjatë luftës së Kosovës, shkruan GazetaAlo

Sipas Brovinës viktima në fotografi është nga rrafshi i Dukagjinit, dhe është 35 vjeçare.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Flora Brovina dje gjatë seancës së Kuvendit ka shpalosur dy fotografi të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës, njëra prej tyre dyshohet që është skenë e një filmi pornografik të Irakut.

Tutje Brovina gjatë kësaj konference për medie ka cekur se dje në Kuvend ka dashur të ekspozonte edhe një fotografi të tretë, por ky i fundit sipas Brovinës është rast më i rëndë./GazetaAlo/