Sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një përleshje fizike midis disa shqiptarëve dhe serbëve në Fushë Kosovë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Daut Hoxha, i cili ka shtuar se palët në fjalë janë fqinj dhe kanë pasur një mosmarrëveshje për parking.
“Ka pasur një mosmarrëveshje për parking. Dy palët në fjalë janë fqinj ndërmjet vete. Njësitet e Policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas thirrjes dhe po merren me rastin”.
“Për më shumë do t’ju informojmë me kohë. Por të dhënat e para tregojnë se ka pasur një mosmarrëveshje për parking”.