Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se, gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset kodrinoro-malore parashihet të bie shi dhe borë.
Sipas IHMK-së, reshjet parashihen ditën e martë, të mërkurën dhe të premten, derisa ditët tjera parashihen të kenë edhe intervale me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri -4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s”, bën të ditur IHMK-ja.
Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë relativisht të mira dhe të favorshme, për shkak të prezencës së këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike.
Më poshtë ju sjellim temperaturat minimale dhe maksimale për sot dhe nesër në qytetet kryesore të vendit.