Fjalë Kyçe

Prokurorja: Brovina thotë se foto është e vitit 2003

Prokurorja: Brovina thotë se foto është e vitit 2003

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, ka dhënë detaje nga intervistimi i deputetes së PDK’së mbi fotografinë që e publikoi dje në Kuvend, për të cilën pretendonte se është një vajzë shqiptare duke u dhunuar nga serbët, e për që Gazeta Express zbuloi se ishte fotografi e një faqeje pornografike.

Millaku ka treguar se e ka intervistuar deputeten dhe se ajo i ka treguar se fotografia është që nga viti 2003.

“Sot është intervistuar zonja Brovina e kam intervistuar unë personalisht. Ajo mes tjerash ka thënë se është nga viti 2003. I ka ardhur përmes disa aktivistëve nga Gjakova. Ka deklaruar se i beson atyre dhe e ka publikuar”, ka thënë Brovina.

“Ka deklaruar se nuk ka pasur njohur se është dashur ta raportojë rastin në prokurori”

“Nuk i kujtohet emri i personit që e ka kontaktu, ndërsa thotë se zarfin ia ka dhënë një aktiviste nga Gjakova, e cila do të intervistohet”, ka thënë Hajdari.

Prokurorja thotë se i ka përkujtuar deklaratën e djeshme Brovinës në Kuvend, ku ka thënë se ka marrë lejën e familjarëve të viktimës për ta publikuar fotografinë. Për këtë, deputetja e PDK’së i ka thënë Prokurores Hajdari se ‘nuk qëndron’.

“Jo nuk e ka kontaktu viktimën”, ka treguar tutje prokurorja.