Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot tek rrethrrotullimi në Veternik, për të përcjellur nga afër punimet që po bëhen në këtë anë.
Përgjatë kësaj vizite, ministri Abdixhiku deklaroi se punimet do të përfundojnë në fillim të muajit mars.
“Kam dal për të inspektuar punët dhe për të parë dinamiken e re që duhet krijuar me qëllim të përfundimit të asaj që i them rrethrrotullim, por është kyçje e disa rrugëve. Kemi paralajmëruar se dinamika varet nga kushtet atmosferike dhe sipas planit të punës planifikojë që të merr fund rreth majit ne kemi pasur disa takime me zyrtarët dhe inxhinierin për të përshpejtuar këtë dinamik se kjo është kyçje për kryeqytetin çdo vonesë shkakton dëme për kryeqyteti, jo për shkak të kontraktonit por për shkak të kushteve atmosferike.
Mua më njoftuan që në fillim të marsit do të bëhet hapja e kësaj kyçje, rreth një muaji nën kushtet e mira atmosferike”, tha Abdixhiku, transmeton Indeksonline.
Kurse menaxheri i projektit, Zijadin Mehmeti tha se aksi kryesor Prishtinë-Ferizaj dhe autostrada do të lirohen për qarkullim në fillim të marsit.
“Planifikojmë që në fillim të marsit me aktivizuar aksin kryesor për qarkullim varësisht prej kushteve klimatike. Aksi kryesor Prishtinë-Ferizaj edhe autostrada do të lirohen”, tha ai.