Fjalë Kyçe

Menaxheri i saj u plagos, ja çfarë bën Rina

Menaxheri i saj u plagos, ja çfarë bën Rina

Menaxheri i labelit “On Records”, Met Elshani, ka mbetur i plagosur sot nga një gjuajtje armësh që ndodhi në lagjen “Dardania”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se i plagosuri Met Elshani është dërguar në tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.

Nga ky rast, janë arrestuar katër persona si të dyshuar si dhe janë sekuestruar tri armë zjarri.

Asnjë prej anëtarëve të labelit “On Records” ende nuk janë deklaruar lidhur me këtë rast, por ishte Rina ajo e cila ka ‘thyer’ heshtjen duke publikuar një fotografi në Instagram.

Reperja ishte veshur në veshje sportive, ndërsa flokët i kishte gërsheta, menjëherë pas publikimit të fotos ajo pranoi shumë komente nga ana e ndjekësve.