Pas reshjeve të shiut dhe bores ditëve të fundit, ka ndikuar që të filloj rritja e nivelit të ujit në Liqenin e Batllavës. Kështu të paktën thonë banorët e kësaj ane.
Sipas tyre dhe nga ajo që shihet në një video të publikuar sot në një faqe të Facebook-ut e quajtur “Komuniteti i Orllanit”, bjeshkët e fshatrave përreth Liqenit të Batllavës ka më shumë borë se në pjesët e tjera të vendit.
Sipas banorëve nëse vazhdojnë të reshurat atëherë mund të rikthehet niveli i ujit në sasi të kënaqshme edhe pse ndoshta jo në kuotën maksimale. /Gazeta Alo/