Fjalë Kyçe

Arrestohet edukatorja e cila rrahu fëmijën në kopshtin ”Cambridge Kids”

Arrestohet edukatorja e cila rrahu fëmijën në kopshtin ”Cambridge Kids”

Policia e Kosovës ka arrestuar edukatoren e kopshtit “Cambridge Kids”, e cila siç shihej në pamjet që qarkulluan gjatë ditës së djeshme, ka përdorur forcë ndaj një fëmije.

Ndaj saj është shqiptuar masa e ndalesës për 48 orë.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës

“Më datën 10 shkurt 2020 në stacionin policor jugu në Prishtinë është iniciuar një rast “keqtrajtim i femijës”. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar, e cila me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

Nga policia thanë se në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

Pamjet rreth këtij incidenti janë publikuar ditën e martë nga një nënë, fëmija i së cilës ishte trajtuar në mënyrë jo profesionale në kopshtin ”Cambridge Kids” nga njëra prej edukatoreve.