Met Elshani gjatë ditës së sotme ishte plagosur me armë zjarri në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se menaxheri i “On Records” është dërguar menjëherë në tretman mjekësor pas plagosjes.
Po ashtu, lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar katër persona.
Përmes një postimi në Instagram, Meti ka treguar se gjendja e tij është e mirë, si dhe publikoi këngën e re nga Zzap dhe Fero.
“Flm per Brengosjen mir jam MOMO eshte nje super projekt qe kemi punuar shum knaquni me Kengen 💪🔥🔥 “, ka shkruar Elshani.