Fjalë Kyçe

Ilda Bejleri godet rënd me veturë një grua 64 vjeçe dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Ilda Bejleri godet rënd me veturë një grua 64 vjeçe dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 12:20, në Tiranë. Enriketa Gjuzi është plagosur rëndë dhe gjendet në reanimacion pranë spitalit të Traumës.

64-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY.

Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit, gazetare sporti në Top Channel.

Nuk dihet nëse ka qenë ajo në makinë në momentin e aksidentit, por dëshmitarët pohojnë për dritare.net që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes.

Dhjetëra automjete kanë ndaluar pas saj duke ndihmuar zonjën e aksidentuar rëndë.

Mësohet që 64-vjeçarja i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe nuk dihet fati për jetën.

Nga policia ende nuk ka asnjë lajm për këtë ngjarje të rëndë.