Fjalë Kyçe

Kurti: Do t’i bëj ftesë Thaçit për t`u dakorduar për konferencat ndërkombëtare

Kurti: Do t’i bëj ftesë Thaçit për t`u dakorduar për konferencat ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do ta ftojë presidentin Thaçi në një takim.

Kurti ka deklaruar se do t’i bëjë ftesë Thaçit në mënyrë që të dakordohen për të gjitha tryezat ndërkombëtare që do t’i kenë.

“Meqenëse nuk u takuam deri më tash unë do t’i bëj ftesë për takim presidentit të Republikës së Kosovës në mënyrë që të dakordohemi dhe të harmonizohemi për të gjitha konferencat dhe tryezat ndërkombëtare që do t’i kemi”, ka thënë Kurti në KTV.Kryeministri ka shtuar se nuk dëshiron që presidenti të përjashtohet nga procesi i dialogut me Serbinë.