Janë arrestuar dy persona, pasi njëri prej tyre në mëngjesin e djeshme e theri km thikë një person në Pejë.
Policia njoftoi se përleshja ka ndodhur në rrugën “Esat Mekuli”, ku një person mbeti i plagosur.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njeri prej tyre ka therë me thikë viktimën mashkull kosovar, ndërsa i dyshuari tjetër ka tentuar ta fsheh thikën me të cilën është kryer vepra”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.