Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka filluar që ta kompletojë kabinetin e saj.Në mesin e të punësuarve pranë Vjosa Osmanit, është edhe Rinor Kastrati, vëllai i gruas së Ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Blic.Gazeta Blic, ka kontaktuar me vetë Rinor Kastratin, i cili e ka konfirmuar se është punësuar në kabinetin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.
Ai ka pranuar se është familjar i Lumir Abdixhikut, duke thënë se ministri i Infrastrukturës është dhëndrri i tij.“Po jam punësuar në kabinetin e kryetares Osmani. Njëherë për njëherë jam pjesë e kabinetit të saj, për shkak që ende nuk na janë caktuar përgjegjësitë. Lumir Abdixhiku është burri i motrës sime”, ka thënë Kastrati në përgjigjen për Gazeta Blic.I pyetur për ndikimin politik në emërimin e tij, Kastrati ka thënë se është pjesë e LDK-së që nga viti 2017.