Betim Reçica, sekretar i Ministrisë së Infrastrukturës e Ambientit, ka deklaruar se është kërcënuar me jetë nga një biznesmen.
Reçica ka thënë se rastin e ka lajmëruar në Polici.
“Unë i kam lajmëruar organet e rendit. Më ka ardhur kërcënimi nga ai personi dhe kam reaguar e kam lajmëruar rastin”, ka thënë ai.Tutje ai ka thënë se përmbajtja e kërcënimit ka qenë fyese, derisa ka shtuar se nuk e di arsyen se pse është kanosur.“Është mirë me pyet atë pse se me dijeni timen, nuk e di pse m’ka kërcënuar. Përmbajtja ka qenë fyese, kërcënuese, kanosje, mua dhe familjen na ka shqetësuar, për më shumë janë organet e rendit”, ka thënë më tej Reçica.
