Çifti i njohur Gëzimja dhe Hamza janë dy emrat që po vazhdojnë të qëndrojnë në krye të faqes rozë.
Martesa e tyre u komentua jashtëzakonisht shumë, pasi që organizuan një event që do të mbahet mend gjatë, shkruan “Kosovarja”.
Që nga momenti kur dashuria e tyre është bërë publike, shkruhet edhe për detajin më të vogël për ta.
Por akoma nuk e keni ditur se sa kanë diferencë në moshë.
Të dy duken të rinj, por deri më tani nuk është bërë publike mosha e tyre.
Duke u bazuar në të dhënat që Gëzimja ka në rrjete sociale kuptohet që ajo është vetëm 21 vjeçare, ndërsa Hamza është 24 vjeçar.
Burime nga Revista Kosovarja, mësohet se ai është i lindur në shtator të vitit 1994, që i bie se diferenca e tyre në moshë është vetëm 3 vite.
Përveç kësaj, ata kanë edhe një gjë të përbashkët.
Që të dy janë muajin e njejtë, që në këtë rast është muaji shtator.