Fjalë Kyçe

Kërkohej nga policia gjermane, arrestohet serbi në Gjilan

Kërkohej nga policia gjermane, arrestohet serbi në Gjilan

Një shtetas serb që po kërkohej nga autoritetet gjermane, është arrestuar dje në Gjilan nga Policia e Kosovës.

Arrestimi u bë në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga autoritete gjermane, ndërsa i dyshuari raportohet të jetë shtetas i Republikës së Serbisë.

Policia njofton se personi është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet Gjermane, është arrestuar i dyshuari  mashkull, shtetas i Republikës së Serbisë dhe i njëjti  është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin e policisë.