Fjalë Kyçe

Udhëheqësit politikë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor sot pritet të takohen në Bruksel

Udhëheqësit politikë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor sot pritet të takohen në Bruksel

Së bashku me Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel, Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Joseph Borrell, ata do të zhvillojnë një takim të parë joformal për t’u përgatitur për samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të zhvillohet në Zagreb në muajin maj të këtij viti.

Klan Kosova mëson se të nesërmen (e hënë 17 shkurt, 2020) gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen sërish në Bruksel për Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për Shqipërinë, e cila zhvillohet në hapësirat e Komisionit Europian.

Qëllimi i konferencës është mbështetja e përpjekjeve të rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin në nëntor të vitit të kaluar.