Fjalë Kyçe

Vdes nëna e katër dëshmorëve

Vdes nëna e katër dëshmorëve

Ka vdekur Abide Sejdiu, nëna e katër dëshmorëve nga fshati Çirez i Skenderajt.

Lajmin e ka dhënë Hysni Guncati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me pikëllim morëm lajmin se ka ndërruar jetë nëna e katër dëshmorëve, Abide Sejdiu.
Varrimi i të ndjerës bëhet sot në ora 15:00 në fshatin Çirez të komunës Skenderaj.
Në emër të OVL UÇK-së i shprehim ngushëllime familjes!”, ka shkruar Guncati në Facebook, shkruan Reporteri.net.