“Mushkëritë e Prishtinës”, siç e quan kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, Parkun Nacional të Gërmisë, janë shndërruar në deponi mbeturinash.
Në faqen “Vrojtuesit e lagjes”, e cila është nën administrim të qytetarëve për raportimin e të gjitha parregullësive në kryeqytet, është publikuar një foto ku shihen mbeturina të shumta në hapësirat gjelbëruese të Gërmisë, shkruan Insajderi.
Sipas dëshmitarëve, ato ndodhen në anën e djathtë në pjesën e sipërme të vendkalimit të veturave.
Në foto shihen copëza të tullave, shishe plastike, thasë të dëmtuar me material ndërtimor dhe mbeturina të tjera.
Kujtojmë që pastrimi i Parkut Nacional të Gërmisë bëhet nga kompanitë të cilat shërbejnë në kuadër të Komunës së Prishtinës.
Si pasojë e kësaj gjendje, dëmtohet edhe një nga pjesët e pakta gjelbëruese që gjenden në kryeqytet siç është parku i Gërmisë i shpallur zonë e mbrojtur e natyrës që nga viti 1987.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga gjendja aktuale:
