Fjalë Kyçe

Fqinjët thonë se policja që kreu vrasjen në Gjilan ishte e suspenduar

Fqinjët thonë se policja që kreu vrasjen në Gjilan ishte e suspenduar

Gjilani është tronditur nga një vrasje e shumëfishtë ditën e sotme.

Një zyrtare e policisë dyshohet se ka vrarë prindërit dy vëllezërit dhe më pas edhe vetën.

Fqinjët për lajmi.net kanë thënë se pas suspendimit të të dyshuarës Valdete Bllaca nga policia, ajo aty ishte kthyer si staf civil.

Në ndërkohë ata kanë bërë të ditur se familja në fjalë ishin në kushte jo të mira ekonomike.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, ka deklaruar se policja në fjalë nuk ka qenë e suspenduar nga puna.

Ndërsa, pryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Arben Kadiru, ka thënë para gazetarëve se dyshimet e para janë që është përdorur arma zyrtare.