Këngëtarja e njohur shqiptare Ronela Hajati, njihet për hitet e shumta që ka sjellë ndër vite.
Ajo tash e disa vite është pjesë e skenës muzikore shqiptare, duke bërë për vete shumë fansa me projektet e saj, por edhe me paraqitjet interesante publike, shkruan Indeksonline.
Stili unik, është ajo që e dallon Ronelën nga këngëtaret tjera në paraqitjet që bën, nëpër videoklipet e saj.
Së fundmi ajo është paraqitur nga kryeqyteti anglez, ku shihet në një formë mjaft të mire.
Ajo edhe njëherë e ka dëshmuar se vazhdon të jetë një nga femrat më ‘hot’ të estradës shqiptare.