Është nga femrat me aktivitetin më të shtuar në rrjetet sociale. Publikut nuk i ikën aktivitetet e saj të përditshme.
Learta Jakupi, reja e këngëtares së njohur Shyhrete behlulit, është mjaftë e popullarizuar, fama e së cilës u rrit pas martesës me Kushtrimin.
Ajo është një femër e bukur, me stil dhe mjaftë pozitive. E shohim gjithmonë të hareshme dhe optimiste, shkruan Kosovarja.
Krahas punës, Learta zhvillon aktivitete tjera me familje e shoqëri. Del e argëtohet shpesh.
Kurse sot, kafën e mëngjesit Learta e piu me dy persona me vlerë për të. Është nëna Drita dhe kunata e saj Neca, me të cilat e filloi mëngjesin ajo.
“Kafja e mëngjesit me dy zemrat e mia”, ka shkruar Learta krahas fotografisë.