Kanë dalë rezultatet e tre pacientëve të shtrirë në QKUK që dyshohej se kishin koronavirus.
IKSHP ka bërë të ditur se rezultatet janë negative, dhe se personat e apostrofuar nuk kanë koronavirus.
“Testet kanë rezultuar negative për të tri analizat, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 as me Influencë A dhe B”, thuhet në komunikatë.
Njoftimi i plotë:
NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme, më 25 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për tre raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19.
Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B.
Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR të të tre pacientëve.
Testet kanë rezultuar negative për të tri analizat, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 as me Influencë A dhe B.
Aktivitetet në lidhje me monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19
Në mbledhjen e mbajtur në Ministrinë e Shëndetësisë me institucionet relevante në nivel qeveritar, Ministri i Shëndetësisë sot vendosi të themelojë Komitetin Drejtues për menaxhimin e situatës emergjente me COVID-19, organ i paraparë me Planin e Gatishmërisë dhe Përgjigjes.
Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar se janë përforcuar masat përmonitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19 që konsistojnë në:
Vazhdimin e zbatimit të parimeve themelore nacionale të reagimit në sistemin e mbikëqyrjes së rasteve.
Depistimin dhe detektimin e rasteve të dyshimta, si dhe përcjelljen e dinamikës së sëmundjes;
Konfirmimin laboratorik të rasteve të raportuara;
Aktivizimin e ekipeve për hulumtim të epidemisë;
Ekipet e IKSHPK dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në pikat hyrëse tokësore dhe aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Aktivitetet e rekomanduara nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse kanë vazhduar me masat për parandalimin e virusit në institucionet arsimore të Kosovës që konsistojnë në:
• Shpërndarjen e materialeve të edukimit dhe promovimit shëndetësor, posterëve dhe lifleteve.
• Organizimin e ligjëratave përkushtuar njohurive p֝ër koronaviruson COVID- 19, të organizuara nga arsimtarët dhe profesorët me përkrahje të specialistëve të shëndetësisë publike të IKSHPK.
• Ndërmarrjen e hapave sipas rekomandimi të IKSHPK që në të gjitha institucionet shkollore të bëhet dezinfektimi i shtuar i të gjitha sipërfaqeve dhe nyjeve sanitare.
5. Është ngritur shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK, Qendrës së Situatave, Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.
IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet:
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 25 shkurt 2020, janë raportuar gjithsej 80 377 raste me COVID-19 dhe gjithsej 2 707 raste të vdekjes, derisa në Evropë, janë raportuar 276 raste me COVID-19 dhe 7 raste të vdekjes.
Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual të tillë.