Fjalë Kyçe

Vrasje e rëndë në Pejë

Vrasje e rëndë në Pejë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Pejë.

Këtë e konfirmoi për Telegrafin, Shkodran Nikçi nga Zyra e Prokurorisë në Pejë.

Trupi i pajetë është gjetur në Zahaq të Pejës.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes mbrëmë pas mesnate ku kanë hasur në një trup të pajetë”, tha Nikçi. Ai shtoi se janë duke u zhvilluar hetime dhe duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

Mësohet se trupi i pajetë i gjetur pas mesnate fillimisht është vrarë me armë zjarri e pastaj është djegur.