Prishtina është përfshirë nga reshje të mëdha të borës.
Derisa Prishtina është zbardhur nga bora, qytetarët kanë raportuar në Koha.net se në Gjakovë është duke rënë shi.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pjesën e dytë të ditës priten reshje bore dhe shiu.
Në pjesën veriore të Dukagjinit sërish pritet të ketë erëra mesatare deri të fuqishme, më theks të veçantë në Istog me rrethinë, me një rreze veprimi prej 10-12 km.