Fjalë Kyçe

Detaje si u dhunua 17 vjeçarja nga tre persona në shtëpinë e pabanuar në Gjilan

Detaje si u dhunua 17 vjeçarja nga tre persona në shtëpinë e pabanuar në Gjilan

Një 17 vjeçare është dhunuar gjatë ditës së djeshme nga tre persona të dyshuar.Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nda të dyshuarve S. I.,38 vjeçar, A. A., 24 vjeçar dhe S. L., 19 vjeçar, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në dhunim.

Sipas prokurorisë, tre të dyshuarit dyshohet se me 23 shkurt rreth orës 18:00, kanë dhunuar të miturën 17 vjeçare në një shtëpi të pa banuar të familjes së të dyshuarit S. L., në fshatin Selishtë.

Prokuroria ka bërë të ditur se tre të dyshuarit dyshohen të kenë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën në datën e lartcekur, ndërsa i dyshuari S. L., kishte kryer marrëdhënie edhe një natë më parë me viktimën.