Fjalë Kyçe

Osmani: Koalicioni LVV-LDK po funksionon shumë mirë, ne favorizojmë heqjen e taksës

Osmani: Koalicioni LVV-LDK po funksionon shumë mirë, ne favorizojmë heqjen e taksës

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në konferencë për media ka komentuar lidhur me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesshme të tarifës 100 % ndaj Serbisë dhe Bosnës.

Osmani ka thënë se LDK-ja çdo herë e ka favorizuar heqjen e taksës dhe se nuk mund të rrezikohet partneriteti strategjik me SHBA-të dhe me BE-në.

Osmani bëri të ditur se koalicioni qeverisës LVV-LDK po funksionon shumë mirë.

“Siç e dini LDK-ja edhe para zgjedhjeve edhe gjatë fushatës zgjedhjore, jemi shprehur në favor të largimit të tarifës, nuk mundet të rrezikohet partneriteti strategjik me SHBA-të dhe me BE-në, shkaku i çmimit të një produkti sepse marrëdhëniet tona me SHBA-të dhe BE-në  janë tejet të rëndësishëm që ne të kemi sukses në dialog me Serbinë.

Unë e shoh që koalicioni po funksionon shumë mirë, dallimet e vogla do të tejkalohen. Kushdo që ka synime që dallimet e vogla t’i përdor si shkatërrim ju siguroj se nuk do t’i arrijnë”, ka thënë ajo.