Fjalë Kyçe

Thaçi e quan të dërguarin e BE-së ’emisar pa kredibilitet’

Thaçi e quan të dërguarin e BE-së ’emisar pa kredibilitet’

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është shprehur kritik ndaj përfshirjes së Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se ka ulur nivelin e përgjegjësisë në një emisar pa kredibilitet.

Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se “BE-ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate”.

“Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar Thaçi, përcjell Telegrafi.

“Duke ulur nivelin dhe përgjegjësinë në një emisar pa kredibilitet, nuk i ndihmon këtij qëllimi. BE-ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate”, ka thënë presidenti.

Ky reagim i presidentit Thaçi vjen pasi shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka propozuar edhe zyrtarisht diplomatin sllovak Mirosllav Lajçak përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.