I përzgjedhuri i Shtëpisë së Bardhë për ta ndihmuar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, e ka mbështetur kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, pasi ky i fundit kërkoi që të hiqet taksa prej 100 për-qind e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Grenell e ka quajtur Mustafën një udhëheqës të guximshëm, duke shtuar se do të ishte mirë që nesër të hiqej taksa në mënyrë që të ketë përparim të shpejtë, njofton Klan Kosova.