Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë.
Rreth orës 17:30, saktësisht në Tapizë, janë përplasur mjeti tip “Benz” dhe një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.Xh., 59-vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Por si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë të veturës dhe autobusit, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit. /tch