Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati në një fjalim në seancën e sotme të Kuvendit tha se është hiporkizi që po opozita po kërkon llogari te qeveria ende pa i bërë një muaj punë.
“Këtu afër janë këto slogane, po më vjen mirë që opozita ka filluar të kërkoj llogaridhënie nga qeverie. Çka është hipokrizi është që po kërkon llogari ende pa i bërë 1 muaj punë. Nuk bën me u keqpërdor çështja e të pagjeturve për politikë”, u shprehë ai, transmeton Indeksonline.
Tutje, Murati tha se taksa prej 100% ishte një masë e vendosur pa konsultime dhe pa koordinim me partnerët tanë kombëtar.
“Me 6 nëntor të vitit 2018, fillimi u propozua tarifa prej 10%, ishte një veprim i ndërmarr prej dëshpërimit, ishte një klithë dëshpërimi. Në njërën anë e kishim Serbinë që po bënte një fushatë të egër për çnjohjen e Kosovës. Vendosja e një mase të tillë u vendos si një revansh. Pas dy jave, u përshkallëzua në masën 100%. Kjo masë e vendosur në mënyrë athook, pa konsultime me prodhuesit dhe pa koordinim pa partnerët tanë ndërkombëtare”, u shprehë ai.