Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj në seancën e sotme për taksën ndaj mallrave serbe, ka deklaruar se shoferi i kryeministrit Albin Kurtit, është edhe këshilltar i tij.
Demaliaj ka deklaruar me shaka se “ndoshta është këshilltar për shofera”.
Tutje, deputeti i AAK-së ka thënë se në ditën kur pritet të hiqet taksa 100%, në Kuvendin e Kosovës kanë ardhur edhe deputetët e Listës Serbe, për ta mundësuar heqjen e saj.