Ish-këshilltari i Haradinajt, Selim Selimi, ka publikuar fotografinë e aktivistit të AAK-së, që u arrestua ditën e sotme.
Selimi përmes Tëitter ka shkruar se Naim Ramizi u arrestua për shkak se protestoi për të demaskuar hipokrizinë “Arkivoli i kufomës së idealit u dorëzua sot. Tregu i Kosovës të mbrohet nga të gjithë!”, ka shkruar ai.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se sot janë arrestuar aktivistët e forumit rinor të partisë, teksa po realizonin një aksion para Kuvendit të Kosovës.
“Dënojmë ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjëve të AAK-së, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë. Trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, vetëm pse ia kujtojnë Kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë AAK.