Fjalë Kyçe

Të shtëna me armë zjarri në Durrës: Një i vrarë dhe një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Durrës: Një i vrarë dhe një i plagosur

Një person ka mbetur i vrarë ndërsa një tjetër i plagosur rëndë pas disa të shtënave në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në lagjen nr.14 të Durrësit.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe të plagosurit, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.