Fjalë Kyçe

Vrasja e dyfishtë në Durrës: Gjendet e djegur makina e autorëve

Vrasja e dyfishtë në Durrës: Gjendet e djegur makina e autorëve

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur nënë qytetin e Durrësit, në lagjen nr.14 Shkozet, në zonën e “Nishtullës”.

Në këtë vend ka pasur një përleshje me armë zjarri.

Nga ky rast ka mbetur i vdekur Anxhelo Avdia dhe Dorjan Shkoza, të dy banorë të Nishtullës, raporton Abc News përcjell Klan Kosova.

Në ngjarje kanë qenë të përfshirë disa persona.

Dyshohet se motivi i vrasjes ka qenë përfshirja e tyre në trafik droge.

ABC News ka mësuar se Dorjan Shkoza ka qenë i dënuar më parë me 8 vite burg për trafik droge.

Në njoftimin e saj policia thotë se dyshohet se viktimat janë qëlluar nga një automjet në lëvizje, por se ajo ka arritur të identifikojë targat e makinës dhe ndërkohë është vënë në ndjekje të autorëve.

Ndërkohë është gjetur një makinë që dyshohet se është e autorëve të cilët kryen vrasjen mbrëmjen e sotme në Shkozet të Durrësit.

Automjeti është gjendur i djegur në rrugën dytësore, që hyn në qytetin e Rrogozhinës, në zonën që quhet “Bishti i Zhurit”.

Dyshohet se targat e makinës që kanë përdorur autorët për vrasjen e dy të rinjëve në Durrës, janë të vjedhura.