Një aksident trafiku me persona të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale ka ndodhur sot në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar foto nga vendi i aksidentit ku shihet se aty është paraqitur përveç policisë edhe autoambulanca.
Aksidenti ka ndodhur afër Pallatit të Drejtësisë ndërsa rruga për disa kohë ka qenë e bllokuar për qarkullim të automjeteve.