Fjalë Kyçe

Aksidenti afër Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë: Lëndohen katër persona

Aksidenti afër Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë: Lëndohen katër persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Prishtinë, tek Pallati i Drejtësisë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Në aksident janë përfshirë tri vetura. Rastin për Metron e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 17:00 në kryqëzimin e rrugëve “Holger Pedersen”- “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Në këtë aksident janë lënduar katër persona. Të njëjtit janë d7rguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren njësiti i trafikut “ tha Ahmeti.