Fjalë Kyçe

Publikohet foto nga takimit Thaçi – Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë

Publikohet foto nga takimit Thaçi – Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë

Këshilli për Sigurinë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar në Twitter fotografinë e takimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në SHBA.

Thaçi dhe Vuçiq në SHBA u takuan në prani të shefit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Robert O’Brien dhe Të Dërguarit Special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Në postimin e NSC në Twitter ndër të tjera shkruhet se marrëdhëniet Kosovë – Serbi janë të rëndësisë së veçantë për administratën e Trumpit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për takimin e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq ka kërkuar raportim në Kuvendin e Kosovës për ditën e nesërme.