Fjalë Kyçe

Rregullat e Ligës së Kombeve, ja si mundet Kosova të kualifikohet për Kampionat Botëror

Rregullat e Ligës së Kombeve, ja si mundet Kosova të kualifikohet për Kampionat Botëror

Dje është hedhur shorti i ediconit të dytë të Ligës së Kombeve, ediconi i cili nis në shtator të këtij viti.

Rregullat e kompeticionit:Skuadrat do të luajnë me njëra-tjetrën brenda edhe jashtë.

Katër fituesit e grupeve të Ligës A do të kualifikohen në finalet e Ligës së Kombeve që do të mbahen në qershor 2021, me formulën: dy gjysmëfinale, finalja e vendit të tretë dhe finalja, njësoj si edicioni i shkuar, që u zhvillua në Portugali në 2019-ën.

Vendi organizator i finaleve do të vendoset pasi të jenë përcaktuar katër skuadrat finaliste (një prej tyre). Fituesit e Ligës B, C dhe D, sigurojnë ngjitjen në një Ligë më sipër, ndërsa kombëtaret që do të renditen në vend të fundit të Grupeve A dhe B do të bien një Ligë më poshtë. Në Ligën C, ku bën pjesë edhe Kosova, dy skuadrat që do të rrëzohen do të përcaktohen nga dy “play off”-et që do të zhvillohen në mars 2022, duke qenë se Liga D ka vetëm dy skuadra.Ky kompeticion siguron edhe një mundësi kualifikimi për në Botërorin Katar 2022.

Dy fitueset më të mira të fazës së grupeve, që klasifikohen më lart në renditjen e përgjithshme të kompeticionit, të cilat nuk do arrijnë ta sigurojnë biletën e Botërorit përmes fazës kualifikuese të Katar 2022 si vendi i parë në grup ose i dytë, atëherë do të kualifikohen në “play off”- et me 12 skuadra që do të vendosin tri biletat e fundit europiane në Kupën e Botës Katar 2022.