Fjalë Kyçe

Policia shpenzon afër 1 milion euro për furnizim me ushqim

Policia shpenzon afër 1 milion euro për furnizim me ushqim

Policia e Kosovës do te shpenzojë afër 1 milion euro për furnizim me ushqim.

Institucioni më i lartë i sigurisë në vend, ka shpallur kompaninë fituese për furnizim me ushqim për nevojat e Policisë së Kosovës.

Zyra e Prokurimit në Policinë e Kosovës, këtë javë ka shpallur kompaninë Beni Dona Plast fituese të këtij tenderi, përcjell ORAinfo.

Ky tender peshon hiç më pak se 944 mijë e 150 euro, përderisa oferta më e shtrenjtë ishte ajo për 43 mijë euro me lartë, në krahasim me atë fituesen.

Në njoftimin e dhënies së kontratës sqarohet se qëllimi i këtij aktiviteti te prokurimit është furnizimi me ushqim për Policin e Kosovës sipas kërkesave te AK-së.

Kujtojmë se kompania Beni Dona Plast, është një nga kompanitë që më së shumti ka fituar tenderë në institucione publike për furnizim me ushqim.