Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazir, ka thënë se kryeministri i qeverisë, Albin Kurti është njeri fleksibil dhe njeri që është votuar nga populli.
“Zoti Kurti po tregon fleksibilitet. Duke e njohur profilin e tij, unë mendoj që ai po tregohet fleksibil. Ai tani më nuk është vetëm kryetar i Vetëvendosjes, është i gjithë Kosovës, përfaqëson popullin”, ka theksuar Haziri në Debat Plus
Ai gjithashtu ka përmendur çështjen e dialogut që sipas tij janë disa faza nëpër të cilat duhet kaluar dhe se për këtë metodë është edhe ambasadori Grenell.
“Ky process është nxemje, sikur loja e sportistëve, loja nuk ka fillu ende, kjo çështje është me faza, ne po i quajm kushte por realisht ato janë faza”, ka thënë ai.