Fjalë Kyçe

Dënohet me 1 vit burg për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Dënohet me 1 vit burg për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka dënuar me 1 vit burgim një person i cili iu kishte shpërndarë video pornografike fëmijëve.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit A.S për veprën penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Sipas kësaj gjykate, A.S., dënimi i shqiptuar do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 14.10.2019 deri me dt.05.03.2020.

“I akuzuari A.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën kohore prej 2 (dy) viteve, i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale. Të akuzuarit A.S në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 14.10.2019 deri me dt.05.03.2020”, thuhet në njoftim.

Sipas Gjykatës së Apelit, A.S., kishte përdorur internetin e një hoteli dhe më pas kishte shpërndarë 19 video me përmbajtje pornografike për fëmijë.

“I akuzuari A.S është akuzuar nga Prokuroria pasi që në muajin tetor të vitit 2019 në Prishtinë, i akuzuari përmes aplikacionit kompjuterik “E-MULE”, duke shfrytëzuar internetin e hotelit “Kika”, kishte shpërndarë 19 video me përmbajtje pornografike për fëmijë dhe disa video të tjera, të cilat iu kishin zënë në flagrancë nga policia duke i shpërndarë nga Laptopi i tij, si dhe kishte vënë në dispozicion pornografi për fëmijë, ashtu që secila pajisje elektronike që e ka pasur të instaluar aplikacionin E-Mule ka mundur të këtë qasje në video dhe materialin tjetër pornografik”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.