Bashkia e Tropojës ka zgjedhur këtë 5 mars të përkujtimit të epopesë së UÇK-së, për t’i akorduar titullin e qytetares së nderit nëntetares Zarife Hasanaj, e cila ndërroi jetë në maj të vitit të kaluar në një operacion të NATO-s në Letoni.
Titullin qytetar nderi për dëshmoren e atdheut e ka përcjellë kryebashkiaku i qytetit Rexhë Byberi, i cili shkruan:
“Nderimi është pak për Heroinën e Vendlindjes tone Zarife Hasanaj,ushtaraken e cila flijoi jetën e saj në misionin e NATO-ne në Letoni.Zgjodhëm një ditë të veçante 5 marsin, ditën e epopesë së UÇK-se kur Tropoja i akordon mirënjohje Familjes Jashari që të nderojmë më shumë veneracion e krenari dhe vajzën heroinë të Tropojës. Nje koiçidencë që në fakt është shumë kuptimplotë. Homazh për Zarife Hasanaj dhe nderim për familjen e saj qe e rriti dhe e brumosi me guximin njerëzor dhe besimin hyjnor të liria”, shkruan Byberi.
Zerife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi e humbën jetën më 6 maj 2019 për shkak të shpërthimit të një mine në operacionin e NATO-së për asgjësimin e municioneve luftarake në një zonë të minuar në Letoni. Hasanaj e humbi jetën në vend, ndërsa një javë më vonë ndërroi jetë dhe majori Tanushi.