Fjalë Kyçe

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy femra

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy femra

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy femra.

“Rr. “Nëna Terezë”, Fushë Kosovë, 05.03.2020-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka ngacmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare”, thuhet në njoftimin e policisë.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.