Fjalë Kyçe

Aksidenti në Dollc të Klinës, ka persona të lënduar

Aksidenti në Dollc të Klinës, ka persona të lënduar

Në Dollc të Klinës ka ndodhur një aksident, ku ishin të përfshira 3 automjete.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Ibraj tha se në atë aksident, u lënduan katër persona, por lëndimet nuk rrezikojnë jetën e tyre.

“Është një aksident, janë të involvuara 3 automjete, 4 persona te lenduar. Sipas te dhenave te para qe ka Policia, lendimet nuk rrezikojne jeten e tyre”, ka thënë Ibraj.