Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për kushtet atmosferike të cilat do të mbizotërojnë në Kosovë, në pesë ditët e ardhshme.
Sipas IHMK-së, Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas njoftimit, të hënën dhe të martën do të mbajë mot relativisht i freskët dhe me reshje shiu, nga e mërkura do të ketë kushte tjera meteorologjike, kështu që në fushat termike parashihet të ketë ngritje.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.