Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 34 aksidente trafiku.
Sipas njoftimit, asnjë nga këto aksidente nuk kanë qenë me fatalitet.
Ndërkohë njoftohet se 14 ishin me të lënduar, kurse 20 me dëme materiale.
Policia ka shqiptuar 976 gjoba në trafik.