Fjalë Kyçe

Fëmijët që kanë lindur në vitin 2020 në këtë komunë të Kosovës, do të përfitojnë pakon mbështetese prej 120 eurosh

Fëmijët që kanë lindur në vitin 2020 në këtë komunë të Kosovës, do të përfitojnë pakon mbështetese prej 120 eurosh

Të gjithë fëmijët në Komunën e Vushtrrisë që kanë lindur nga data 1 janar i vitit 2020, do të kenë të drejtë të jenë përfitues të pakos mbështetëse prej 120 eurosh.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryetari Xhafer Tahiri.

Ai tha se kjo po bëhet për t’i mbështetur çiftet e reja në këtë komunë.

“Paketa 120 euro ka për qëllim që të mbështesë familjet për të sapolindurit në Vushtrri. Ka për qëllim që sado pak t’ua lehtësojë, sidomos çifteve të reja, në fillimin e ri të familjes së tyre.Duke u bazuar në nevoja që kemi dhe në kufijtë buxhetor, realisht vitin e kaluar ne kemi rritur të hyrat vetjake të komunës, që na ka mundësuar të nisim këtë politikë të re sociale”, ka thënë Tahiri.

Kreu i Vushtrrisë shtoi se janë në pritje të miratimit të buxhetit dhe miratimit të ligjshmërisë nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për ta filluar praktikën e shpërndarjes.

“Vendim ka kaluar në kuvend, mirëpo po presim gatishmërinë edhe nga Ministria e MAPL-së, pasta që të lëshohet buxheti dhe kur të aprovohet buxheti i vitit do të fillojnë procedurat për mbështetjen e familjeve. Do të thotë se do të përfshihen të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2020”, ka shtoi ai.

Tahiri theksoi se akoma janë në bisedime se si do të jepet kjo pako, në formë të parave apo në forma të tjera.

Sipas tij procedurat për aplikim do të jenë të thjeshta