Komuna e Prishtinës ka marrë zyrtarisht vendimin për mbylljen e Qendrave për të Moshuar.
Lajmin dje e bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Prej sot fillojmë masat parandaluese për COVID19. Prej nesër do t’i mbyllim përkohësisht Qendrat për të Moshuarit për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit. Këto ditë do bëjmë dezinfektimin e autobusëve të Trafikut Urban. Nesër do të shqyrtojmë edhe masa tjera”, ka shkruar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.