Më shumë se zakonisht, sot janë parë policë duke patrulluar nëpër rrugët e Prishtinës.
Zyrtarë policorë janë parë në lagjen Pejton, por edhe në rrugët tjera si në rrugën “UÇK” te Qafa.
Reporteri.net ka realizuar foto ku shihet disa police duke lëvizur tek Qafa. Gazeta ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e
Kosovës, por edhe pse kanë parë pyetjet e dërguara nuk kanë kthyer përgjigje.